Emocionet janë emocione dhe fakti se ke kamera përballë duket sikur nuk është ndonjë problem për moderatorët tanë. I shohim gjithmonë seriozë, por ka raste që dhe ata preken shumë, nga histori personale apo të të ftuarve. Fundja njerëz janë dhe shumë mirë bëjnë.
Së fundmi nisur nga historia e Kampit të Tepelenës dy moderatorët Blendi Fevziu dhe Eni Vasili kanë pasur të ftuar në panelin e tyre të mbijetuar nga Kampi të cilët kanë treguar momentet e tyre të vështira dhe si arritën të mbijetonin. Përballë këtyre personazheve, të dy moderatorët i janë dorëzuar ndjenjave njerëzore dhe janë përlotur gjatë transmetimit.
Një tjerër moderatore që është përlotur ka qenë dhe Rudina Magjistari. Kush nuk do të donte t’i dedikonin një këngë. Dhe kjo surprizë i erdhi në emision moderatores.
Ajo kishte të ftuar kantautorin Gjergj Leka, për të cilin nuk është hera e parë që ndodhet në studion e emisionit “Rudina”. Por 7 shkurti ishte ndryshe për moderatoren, e cila u emocionua aq shumë sa u përlot. Gjergj Leka kishte përgatitur një surprizë për moderatoren, një këngë që e këndoi vetëm për të.
Arbana Osmani ne emisionin e saj “Dua të të bëj të lumtur”
Në moshën 6 vjeçare, Denada kishte humbur të ëmën në një aksident me motorr, në të cilin ishte përshirë edhe i ati, por që fatmirësisht kishte shpëtuar.
Tashmë e rritur, ajo solli në “Dua të të bëj të lumtur” dy gjyshërit e saj për t’i falenderuar për tërë vitet e kujdesit. Pas humbjes së të ëmës, ishte gjyshja ajo që u kujdes e vazhdon të kujdeset për Denadën, motrën dhe vëllain e saj të vogël. E gjithë kjo histori përloti jo vetëm publikun në sallë, por edhe vetë moderatoren, Arbanën e cila nuk i mbajti lotët.
Ardit Gjebrea në një takim me studentë, jo në rolin e moderatorit që bën prej aq vitesh, por në rolin e të intervistuarit.
I pyetur nga një studente se cili ishte momenti kur ishte rrëzuar dhe më pas kishte gjetur forcën për t’u ringritur, Gjebrea kujtoi momentet e vështira të emigrimit në Itali, vitet ‘92-’93.
“Ishte 31 dhjetor dhe unë me gruan dhe djalin që ishte vetëm 2 vjeç kishim gjithsej vetëm 30 mijë lireta, që janë pak a shumë 30 mijë lekë të vjetra. Ne duhet të festonim Vitin e Ri dhe të vazhdonim jetën me aq para. Nuk kishim asgjë për të ngrënë.
E kishim traditë në familjen tonë, unë kisha marrë gjithmonë një dhuratë… (përlotet)… dhe unë vajta i bleva djalit tim një makinë të vogël, 5 mijë lireta… Ishte një moment shumë i vështirë, por ka kaluar. Ndaj djali im është forca ime që më frymëzon gjithmonë”.
Isli Islami në emisionin e mëngjesit në “Wake Up” kur kishte ditëlindjen e 30-të, stafi i emisionit ka vendosi t’i bënte një surprizë “live”.
Mamaja e tij telefonoi në studio, duke i uruar ditëlindjen të birit para të gjithë shqiptarëve. Menjëherë më pas, pasi Isli ka mbyllur telefonatën me mamanë, në monitorin e madh pas tij janë shfaqur motra dhe i shoqi me Skype nga SHBA. Ky ka qenë një moment shumë emocionues për moderatorin dhe ka shpërthyer në lot. Ndërkohë për të kishte menduar edhe kolegu i tij në emision Eno Popi, i cili i solli më pas një “cupcake”, duke i uruar edhe ai ditëlindjen “live” përpara shumë shqiptarëve.
Nëse mendonit se Rezar Xhaxhiun nuk do të kishit mundësi ta shihnit ndonjëherë me lot në sy, e keni pasur gabim.
I ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, gazetari i njohur dhe moderatori Rezear Xhaxhiu ka shpërhtyer në lot, pas një videomesazhi tepër prekës që i ishte kushtuar pikërisht atij.
Ka qenë e bija Loris ajo që e ka surprizuar Xhaxhiun, duke i kujtuar atij traditën e tyre të dikurshme kur hanin drekë çdo ditë bashkë, ndonëse ai ishte në punë dhe ajo në shkollë, shkruan xing.al.
Pasi pa videomesazhin nga e bija, Xhaxhiu ka shpërthyer menjëherë në lot tepër i prekur, kjo edhe për faktin se Loris prej disa kohësh jeton në Paris.
Bota e televizionit është gjithmonë shumë e bukur. Figurat që i shohim si të paaritshme ose të pakreshme, janë njerëz që me shumë mund ja kanë dalë të jenë aty ku janë tani.
Përgatiti AlpeNews.al