Ju kanë bërë të mbani barkun me dorë! Ja 10 “karagjozët” e humorit shqiptar (FOTO) – AlpeGossip
Ju kanë bërë të mbani barkun me dorë! Ja 10 “karagjozët” e humorit shqiptar (FOTO)

Ju kanë bërë të mbani barkun me dorë! Ja 10 “karagjozët” e humorit shqiptar (FOTO)

Dhjetë – pesëmbëdhjetë vitet e fundit humori shqiptar ka ndryshuar shumë. Spektaklet e humorit si Portokalli, Apartamenti 2Xl apo AlPazar u kthyen në arenën ku zbulohen talentet e reja që goditën shikuesin me humorin aktual e modern, e që merrej pikërisht me gjërat që na shqetësonin të gjithëve.

Kur themi karagjoz, nisemi me konotacionin e mirë të fjalës. Këta aktorë janë komikë të vërtetë, personifikohen me humorin që bëjnë dhe s’mund t’i shohim ndryshe. Më poshtë, dhjetë aktorët e 10-15 viteve të fundit që dominuan në skenë.

Stupcat

Me më shumë se 16 vite prezencë në skenë dhe ekran, Stupcat, tashmë të përbërë nga Osman Azemi dhe Vedat Bajrami mbeten të dashur për publikun. Kanë publikuar tetë filma, dy seriale dhe momentalisht publikojnë video për Gjirafa Video. Në Shqipëri, Stupcat u bënë të famshëm tek sezoni i dytë i Portokallisë. Janë disa prej aktorëve më të qëndrueshëm në skenë, pasi s’kanë pasur shkëputje. Së fundi, Vedat Bajrami u shfaq në videon muzikore të “Papuqe Gucci”, nga Gjiko.

Florian Binaj

Pa asnjë kurs aktrimi, ish studenti i pikturës në Akademinë e Arteve, u bë më i mir i kohës së tij. pa frikë mund të themi se është i pazëvendësueshëm në Portokalli me imitimin e Edi Ramës, me rolet e famshme të Policit dhe protagonistit të Atentateve. Është mjeshtër i improvizimit, skenarist i shkëlqyer dhe i interpretues i pametë.

Ermal Mamaqi

Aktori me klikimet dhe ndjekësit më të mëdhenj dhe ndoshta ai që ka monetarizuar më shumë suksesin e tij. Ai ka më shumë se 2 milion pëlqime në Facebook e më shumë se 800 mijë ndjekës në Instagram. Forca e Ermalit është tek mimika. Shpërthimin e pati me grupin ShBLSh, bashkë me Gentian Zenelajn dhe Julian Dedën në Portokalli dhe më vonë kaloi në Apartamentin 2XL. Në 2007-n, Ermali u largua nga Apartamenti 2XL për t’u fokusuar tek biznesi. Më pas moderoi Këngën Magjike përkrah Ardit Gjebreas dhe Dancing Ëith the Stars për dy sezone. Kur i përfundoi dhe këto projekte, Ermali prezantoi 6 ditë pa Ermalin në DigitAlb. Momentalisht, prezanton Xing me Ermalin në Tv Klan, ku edhe bëm skeçe të shkurtra humoristike.

Besart Kallaku

Besart Kallaku solli humorin verior që kishte munguar në spektaklet shqiptare. Përmes interpretimeve të tij, ai solli një pjesë të Shqipërisë veriore që nuk ishte përfaqësuar deri atëherë në humorin shqiptar. I lindur në Bubq të Fushë-Krujës, Besi ra në sy në fillim rolin e minator Gjinit, i cili ishte edhe adhurues i flaktë i Berishës, kryeministër në atë kohë. Karriera e tij në Portokalli vijoi me role të tjera si Skifteri, Insta girls, Mësuesi, Shitësja e majdanozit, etj.

Julian Deda

Jul Deda e nisi me grupin ShBLSh në Portokalli e më pas në Apartamenti 2XL. Deda është ende pjesë e Apartamentit 2XL që prej sezonit të parë. I biri i komedianit dhe aktorit Zef Deda, Jul Deda i qëndron besnik imazhit që ka ndërtuar për veten. Kryesisht është komik, por ndonjëherë shpreh edhe mendimet e tij politike kundër qeverisë aktuale.

Rezart Veleshnja

Veleshnja është heroi i papritur i Portokallisë. Imitimet e sezoneve të fundit, ato të moderatorëve të televizionit Klan si Arian Çani, Rudina Magjistari, Ardit Gjebrea dhe Eni Shehu janë pritur shumë mirë, madje janë kthyer në pjesën e preferuar të audiencës. Roli që e bëri Veleshnjën të bjerë në sy është ai i Betim Spërdhimës nga Pishkashi.

Albano Bogdo

Albano Bogdo është një ndër aktorët më të spikatur të Apartamentit 2XL, me batutat e goditura, improvizimin e natyrshëm dhe kaçurrelat e famshme. Albano flet, ndoshta dhe për gjëra shumë personale, dhe publiku mbetet gjithnjë me një hije dyshimi, në po bën shaka, apo po flet seriozisht.

Eglein Laknori

Shiheni Egin në sy dhe mos qeshni. Egi është copëza e fundit që plotëson treshen e aktorëve qëndrorë të Apartamentit 2XL, bashkë me Jul Dedën dhe Albano Bogdon. Egi nuk ka turp, nuk ka limite dhe e di ç’është për të qeshur. Hidhini një sy Instagramit të aktorit për t’u bindur.

Irgen Çela

Irgen Çela njihet kudo si Xhoda, ose si polici tjetër pasi shpeshherë performon krah Florian Binaj. Xhoda doli për herë të parë në skenë në Sketch Show, në Vizion Plus, e më pas në Apartamentin 2XL e sillnin në skenë brenda në valixhe. Në vitin 2014, Xhoda kaloi në Portokalli, ku ra në sy me rolin e bashkëshortit në çiftin e lumtur. Më vonë, po përkrah Florian Binajt, Xhoda interpretoi rolin e babait në dyshen babë e bir.