E TRISHTË/ Aurela Gaçe humb personin e dashur të familjes dhe tregon amanetin që i la (VIDEO) – AlpeGossip
E TRISHTË/ Aurela Gaçe humb personin e dashur të familjes dhe tregon amanetin që i la (VIDEO)

E TRISHTË/ Aurela Gaçe humb personin e dashur të familjes dhe tregon amanetin që i la (VIDEO)

Aurela Gaçe ka humbur gjyshen e saj të dashur.

Lajmin e trishtë e ka ndarë në Instagram, bashkë me një video ku gjyshja i lë amanetin e fundit para se të ndërrojë jetë.

Prej kohësh gjyshja e këngëtares ka qenë e sëmurë, ndaj ajo u kujdes që t’i linte një amanet me rëndësi mbesës, që të këndojë kur të vdesë.

Aurela shkruan se mburrej me gjyshen e saj nga mami dhe se tani që nuk është i ka lënë një dhimbje të madhe në zemër.

Nëna ime😢

Para pak javësh isha tek ti dhe le një amanet që fatmirësisht e xhirova.

– “Kur të vdes unë, dua të kendoni” -me the- dhe fillove mi tregove vargjet ….

“Do këndoj ,por s’më bën zëri, qysh t’ja bëj këtij hatëri, qysh t’ja bëj derës së madhe, që po heq shumë halle” ….

Ti ishe dera e madhe që po vuaje në ditët e tua të fundit, mes dhimbjesh në shtrat, duke folur me fotot e fëmijëve të tu të ikur para kohe…mbase u thoshe që do t’u shkoje pranë, mbase u thoshe se të kishte marrë aq shumë malli…le.mbas fëmijë e nipër e mbesa plot e më beso se asnjë nga ne sot nuk ka fuqi të këndojë .

Të dyja gjyshet e mija nuk kam arritur t’i përcjell në banesen e fundit, duke qenë shumë shumë larg (USA) , por dhimbja e loti është shume i hidhur.

Mburresha me ty, si një grua shumë e fortë në cdo aspekt . Ti ishe nëna e mamit tim, dhe ajo sot të humbi ty..dhe ne familja e madhe humbëm të fundit njeri që mbante hapur derën e madhe…

…tani do të kendosh atje lart në parajsë, me ata qe të mungonin aq shumë…u prehesh në paqe nëna ime …engjelli ynë. Nuk ka si gjysherit. Nuk ka si dashuria e tyre…dhe dhimbja që lënë pas qenka shume e madhe.

View this post on Instagram

Nena ime😢 Para pak javesh isha tek ti dhe le nje amanet qe fatmiresisht e xhirova. – "Kur te vdes une, dua te kendoni" -me the- dhe fillove mi tregove vargjet …. "Do kendoj ,por s'më bën zëri, qysh t'ja bëj këtij hatëri, qysh t'ja bëj derës së madhe, që po heq shumë halle" …. Ti ishe dera e madhe qe po vuaje ne ditet e tua te fundit, mes dhimbjesh ne shtrat, duke folur me fotot e femijeve te tu te ikur para kohe…mbase u thoshe qe do t'u shkoje pranë, mbase u thoshe se te kishte marre aq shume malli…le.mbas femije e niper e mbesa plot e më beso se asnje nga ne sot nuk ka fuqi te kendojë . Te dyja gjyshet e mija nuk kam arritur t'i percjell ne banesen e fundit, duke qene shume shume larg (USA) , por dhimbja e loti eshte shume i hidhur. Mburresha me ty , si nje grua shume te forte ne cdo aspekt . Ti ishe nëna e mamit tim, dhe ajo sot të humbi ty..dhe ne familja e madhe humbem te fundit njeri qe mbante hapur deren e madhe… …tani do te kendosh atje lart ne parajsë, me ata qe të mungonin aq shume…u prehesh ne paqe nëna ime …engjelli yne . Nuk ka si gjysherit. Nuk ka si dashuria e tyre…dhe dhimbja qe lene pas qenka shume e madhe

A post shared by Faleminderit Zot (@aurelagaceofficial) on