6 nuancat më “trendy” të buzëkuqëve të 2018-s sipas të famshmeve shqiptare (FOTO) – AlpeGossip
6 nuancat më “trendy” të buzëkuqëve të 2018-s sipas të famshmeve shqiptare (FOTO)

6 nuancat më “trendy” të buzëkuqëve të 2018-s sipas të famshmeve shqiptare (FOTO)

Buzëkuqi mat nuk do të zbresë nga froni as këtë sezon vere, përkundrazi, ai po gjen përdorim gjithnjë e më shumë. Por kjo verë risjell edhe shkëlqimin në buzët tuaja, duke ju dhënë një larmishmëri zgjedhjesh dhe kombinimesh.

Të errët, të fuqishëm dhe me nuanca në rozë të lehtë gati natyrale, buzëkuqët vijnë me një shumëllojshmëri ngjyrash për këtë sezon.

Në vijim mund të shihni 6 nuanca të cilat do të jenë trendi i buzëkuqit gjatë muajve të ardhshëm, sipas femrave më të njohura të ekranit shqiptar dhe make-up artisteve që kurojnë imazhin e tyre.

1.Nuancat e errëta ngjyrë vjollcë
Edhe pse buzëkuqi i errët nuk është edhe kurrfarë risie, sivjet nuancat e errëta janë bërë akoma më të errëta!

Leonora Jakupi dhe Tuna Sejdi

2.Nuancat ngjyrë pjeshkë
Me nuancat e ngjyrës së pjeshkës dhe të portokallisë, do të freskoni gjithë fytyrën pa u munduar shumë.

Albërije Hadërgjonaj dhe Nora Istrefi

3.Miksi i rozës
Asgjë nuk duket më e ëmbël sesa buzëkuqi neutral rozë, që mund të ketë një përdorim të përditshëm.

Xhensila Myrtezaj dhe Marina Vjollca

4.Balsami neutral për buzë
Gjithmonë ekziston opsioni që të zgjidhni balsamin, i cili në buzë thekson ngjyrën tuaj natyrale dhe i jep shkëlqim.

Rashel Kolaneci dhe Luana Vjollca

5.Nuancat ngjyrë nude
Trendët e buzëve ngjyrë nude dominojnë edhe këtë sezon, fuqishëm madje.

Liberta Spahiu dhe Fjolla Morina

6.Vishnja e mbyllur
Kur dëshironi të lini përshtypje, buzëkuqi ngjyrë vishnjë është zgjidhja!

Leonora Jakupi dhe Marina Vjollca

Burimi: Iconstyle.al