Aktorja Jonida Vokshi u bë nënë për herë të parë me datë 18 qershor. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosi emrin Emi.
Që nga ai moment Jonida nuk i ka kursyer fotot pranë së voglës në rrjete sociale, mirëpo portretin e saj nuk e ka zbuluar ende. Sot janë bërë 3 muaj nga ardhja e Emit në jetë dhe nuk kishte si të mungonte një urim i ëmbël nga aktorja.
Ajo ka publikuar një foto të vogëlushes në Instastory, duke i shprehur të gjithë dashurinë. “Si sot tre muaj më parë, jeta ime mori tjetër kuptim falë teje Emi ime, drita e syve të mi që vdes fare mama për ty”, ka shkruar Jonida krahas fotos.