KA EDHE KËSHTU/ I fiksuari pas peshës së partneres vendos kamera sigurie në dhomën e ngrënies – AlpeGossip
KA EDHE KËSHTU/ I fiksuari pas peshës së partneres vendos kamera sigurie në dhomën e ngrënies

KA EDHE KËSHTU/ I fiksuari pas peshës së partneres vendos kamera sigurie në dhomën e ngrënies

Një djalë vendosi kamera sigurie në dhomën e ngrënies që ta përdorte për të tallur gruan rreth peshës. Por nuk ishte ky qëllimi i vetëm.

Ai donte ta kontrollonte nëse ajo e mashtronte. Januz Jelen shikonte kamerat nga celulari i tij sa herë që ishte në pushimin e punës dhe përgjonte cdo veprim të gruas, Agnieszka Mogilska në shtëpi.

Ndër të tjera, i kërkonte shpesh që të ngrinte krahun për të parë nëse i ishte krijuar ndonjë shtresë yndyre. Më pas i sugjeronte të vishte pantallona pasi pretendonte se i tundeshin kofshët.

Përvec kamerave, 34-vjecari përgjonte edhe bisedat e nënës së 2 fëmijëve të tij me miqtë. Vetë gruaja e denoncoi në polici pasi ndihej sikur ishte “në një spital psikiatrik me mbikëqyrje 24 orë në ditë.”

Jelen është dënuar për një veprën penale abuzimit psikologjik ndaj partneres.