Luana Vjollca qenka në DILEMË! Zbulohen dy projektet gjigante që i janë propozuar moderatores – AlpeGossip
Luana Vjollca qenka në DILEMË! Zbulohen dy projektet gjigante që i janë propozuar moderatores

Luana Vjollca qenka në DILEMË! Zbulohen dy projektet gjigante që i janë propozuar moderatores

Moderatorja simpatike, Luana Vjollca pas mbylljes me sukses të emisionit “Shiko Kush Luan” po shijon një periudhë pushimesh. Vetëm pak ditë më parë “Iconstyle.al” zbuloi se Luana po pushon në një ndër plazhet më luksoze në Itali, në Rapallo, në plazhin e Liguria-s që ndodhet shumë pranë Portofino-s.

Mirëpo ndërkohë që po shijon këtë periudhë relaksuese Luanës i janë propozuar dy projekte gjigande. Një burim pranë “Iconstyle.al” ka zbuluar se Luanës i është propozuar të drejtojë programin më të ri që pritet të startojë në “Top Channel”, “Big Brother VIP”, i cili vjen për herë të parë.

Sipas burimit për “Iconstyle.al” Luana ende nuk e ka vendosur nëse do ta pranojë këtë propozim, pasi nga ana tjetër është në mëdyshje për të bërë sezonin e dytë të emisionit shumë të suksesshëm “Shiko Kush Luan”.

Pavarësisht se ende nuk e ka vendosur nëse do të moderojë emisionin më të ri “Big Brother VIP”, apo do të bëjë sezonin e dytë të emisionit “Shiko Kush Luan”, një gjë është e sigurt për Luana Vjollcën, që edhe këtë sezon do ta shohim sërish në ekranin e “Top Channel”.