Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi bashkë në një film/ Gjithçka për projektin e tyre të ri (FOTO) – AlpeGossip
Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi bashkë në një film/ Gjithçka për projektin e tyre të ri (FOTO)

Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi bashkë në një film/ Gjithçka për projektin e tyre të ri (FOTO)

Moderatorin dhe aktorin e njohur, Ermal Mamaqi shumë shpejt do ta shohim në një film të ri, i cili sapo ka nisur xhirimet. Ai do të luaj rolin e protagonistit, por kësaj radhe do të vijë së bashku me një ndër miket e tij më të mira, këngëtaren Elvana Gjata.

Sipas gazetës “Express”, Ermali dhe Elvana do të luajnë rolin e dy të dashuruarve në filmin “Dy gisht mjalt”, i cili po xhirohet në Tiranë dhe në jug të Shqipërisë.

Madje pjesë e këtij filmi do të jenë edhe emra mjaft të njohur të artit shqiptar, si Bujar Asqeriu, Olta Daku, Marjana Kondi, dhe pas kaq shumë vitesh do të rikthehet edhe aktori tjetër i njohur Koço Devole.

Ende nuk është vendosur një datë e saktë se kur ky film do të shfaqet në kinema, por pritet që të jetë një ndër filmat shqiptar më të bukur. Madje në këtë film do të shohim për herë të parë edhe Elvana Gjatën në rolin e aktores.