“Brinjë të thyera dhe djegie e shkallës së tretë”/ Këngëtarja e njohur rrëfen dhunën e ish-bashkëshortit (FOTO) – AlpeGossip
“Brinjë të thyera dhe djegie e shkallës së tretë”/ Këngëtarja e njohur rrëfen dhunën e ish-bashkëshortit (FOTO)

“Brinjë të thyera dhe djegie e shkallës së tretë”/ Këngëtarja e njohur rrëfen dhunën e ish-bashkëshortit (FOTO)

Tina Turner ka vendosur të hapë zemrën dhe të rrëfejë në një libër autobiografik, të gjithë historinë e dhimbshme të jetës së saj. “Dailymail” ka publikuar disa fragmente të librit me titull “My love story”, ku këngëtarja zbulon të gjithë abuzimet e ish-bashkëshortit të saj Ike Turner, i cili e kishte dhunuar gjatë gjithë martesës.

“Unë nuk doja të martohesh me të, por nuk kisha zgjidhje tjetër. Gjatë kohës që Ike më propozoi, ne kishim katër fëmijë nëpër këmbë dhe një karriere si “Ike dhe Tina Turner Revue”. Pasi emri im i vërtetë është Anna Mae Bullock, por ai më detyroi ta ndryshoja duke më goditur. Ai vendosi të martoheshim në Tijuana, Meksikë dhe nuk e kundërshtova aspak, pasi kisha frikë se do të më godiste sërish. Nuk doja një sy të nxirë në ditën e dasmës. Dhe ja kështu, u martuam në një zyrë të vockël e shumë të pistë. Thjesht firmosëm disa dokumenta dhe kaq ishte. Natën e parë të martesës më çoi në një bordello që të ndiqja live një spektakël pornografie. Dhe ky ishte fillimi i vuajtjeve të mia.” – shkruan këngëtarja.

Tina Turner përshkruan me detaje të gjithë dhunën e ushtruar nga Ike Turner, në librin e saj.

“Për mua seksi ka qënë njësoj me përdhunimin! Niste ose përfundonte me dhunë, e më pas kaloi edhe më rëndë kur ai konsumonte kokainë. Ai më hodhi kafe të nxehtë në fytyrë, duke më dhënë të djegura të shkallës së testë. Hunda ime u kthye në arenën e tij të boksit, saqë kur këndoja mund të shijoja gjakun. Më theu brinjët dhe nuk mbaj mend se kur ka qënë një moment që nuk kisha syrin e nxirë! Unë isha burimi i parave të tij, e dija shumë mirë se nuk do më linte kurrë të shkoj.” – shkruan Turner.

Pas divorcit nga Ike, me të cilit ka qenë martuar për 16 vjet, Tina Turner menduar disa here vetëvrasjen për të shpëtuar prej tij.

“Kur dola nga salla e gjyqit, kisha vetëm emrin tim të artit, Tina Turner dhe dy makina Jaguar, që mi kishte lënë Ike. Nuk kish asgjë tjetër dhe madje nuk dija as si do të paguajë ushqimin për të ngrënë, qiranë, faturat etj. Por pavarësisht gjithçkaje arrita t’ia dalë mbanë dhe të bëhem kjo që jam sot”- tregon në librin e saj, Tina Turner.

Më pas Tina, rrëfen ditët e lumtura me bashkëshortin e saj të dytë.

Me Erwin Bach, ajo ishte njohur në vitet ’80, ai ishte 30 vjeç, ndërsa Tina 46 por u martuan vetëm pas 27 vitesh bashkëjetesë në 2013-ën. 79-vjeçarja ka treguar në këtë libër se si bashkëshorti i dytë i kishte shpëtuar jetën duke i dhuruar një veshkë.