Njihuni me Jonën vajzën 22 vjeçare që ju realizua ëndrra për tu bërë modele nga… (VIDEO) – AlpeGossip
Njihuni me Jonën vajzën 22 vjeçare që ju realizua ëndrra për tu bërë modele nga… (VIDEO)

Njihuni me Jonën vajzën 22 vjeçare që ju realizua ëndrra për tu bërë modele nga… (VIDEO)

“Doktor Plastik” ka realizuar ëndrrën më ta madhe të një vajze nga Tropoja. Joana, një studente me standarde prej një modeleje kishte vetëbesim të ulët për shkak të hundës së saj. Ajo tha se hunda e ka penguar në ëndrrën e saj si modele dhe nuk kishte një marrëdhënie të mirë me pasqyrën pikërisht për shkak të saj. Për këtë arsye vendosi t’i drejtohet stafit të emisionit “Doktor Plastik”. Ndryshimi pas operacionit ishte vërtetë mbresëlënës.

“Unë jam Joana Gjonaj, 22 vjeç. Studioj inxhinieri elektrike, jetoj në Tiranë, me origjinë jam nga Tropoja. Unë do të bëj një ndërhyrje në hundë. Familja ime përbëhet vetëm nga unë dhe mami pasi kur kam qenë shumë e vogël babai im është ndarë nga jeta. Jam rritur vetëm me mamin me shumë sakrifica dhe mund nga ana e saj”, tha Joana.

Në vazhdim ajo foli për momentin e parë që ka menduar të bëjë një operacion plastik.

“Momenti i parë që kam menduar të bëj një operacion të tillë ka qenë në adoleshencë, kur fillova të shqetësohesha më shumë për pamjen time të jashtme. Nuk më pëlqente forma e hundës sime dhe mendoja gjithë kohën për ta ndryshuar. Dua që pas operacionit unë të ndjehem më mirë me veten time. Në fillim e pranoja kështu siç është, tashmë dua ta ndryshoj. Kam disa shoqe që e kanë kryer operacionin e hundës dhe më kanë pëlqyer rezultatet e tyre. Duke e menduar për shumë vite, nuk e mendoj fare frikën për momentin, dua vetëm që të bëhet. Kam pasur eksperiencë si modele, kam realizuar sete fotosh, por jo që ta vazhdoj për më tej.”

Po si reagoi familja ndaj vendimit të saj?

“Kur i tregova mamit për ndërhyrjen ajo thjesht më pyeti nëse unë isha e sigurt, i thashë po. Dua ta bëj këtë gjë dhe do e bëj. Ajo më inkurajoi, më tha që çdo gjë do të shkojë mirë dhe të mos shqetësohesha. Personi i parë të cilit i tregova për operacionin, ishte shoqja ime e ngushtë. Unë jam pro operacioneve plastike dhe mendoj se nuk lind e bukur, bëhesh e bukur, mjafton të kesh para.”

Joana tha se sapo mbaroi operacioni, orët e para, nuk kishte asnjë dhimbje, thjesht ishte pak si e përgjumur nga narkoza.

“Që ditën e parë kam qenë shumë e lumtur me rezultatin e operacionit, që në momentin që doktori hoqi fashën ishte fiks siç e mendoja unë. Tani ndihem shumë mirë, operacioni e ka ndryshuar shumë jetën time. Më ka bërë të ndihem shumë më mirë ky operacion, në të gjitha drejtimet.”

Siç e përsëriti edhe vetë disa herë, Joana ka ëndërruar gjithmonë të kryejë foto profesionale por jo vetëm. Kështu që asaj iu mundësua një set fotografik nga “Doktor Plastik” me fotografin e mirënjohur Soni-K Elson. Por surprizat nuk mbarojnë këtu.

Soni-K Elson ka vendosur që Joana të jetë një nga fytyrat e Soni’s Angels, që do të thotë një ëndërr më shumë e realizuar për protagonisten e kësaj puntate të Doktor Plastik.