PAS THASHETHEMEVE PËR TRADHTI/ Barack Obama ka një këshillë për JLo dhe Alex Rodriguez – AlpeGossip
PAS THASHETHEMEVE PËR TRADHTI/ Barack Obama ka një këshillë për JLo dhe Alex Rodriguez

PAS THASHETHEMEVE PËR TRADHTI/ Barack Obama ka një këshillë për JLo dhe Alex Rodriguez

Lajmi i fejesës së çiftit të njohur nuk mund t’i shpëtonte as ish-Presidentit amerikan, Barack Obama.

Ai mori stilolapsin dhe një letër, për t’i bërë një urim sipas mënyrës tradicionale çiftit Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez, ndryshe nga koha e teknologjisë.

Ndërsa në krye të letrës qëndron emri i ish-Presidentit, ajo mbyllet me një urim për një jetë të lumtur.

“Michelle dhe unë duam t’ju urojmë në fejesën tuaj. Pas 26 vitesh bashkë, ne mund t’ju themi se pavarësisht sfidave që mund të sjellë jeta, nëse ndahen me njeriun që do, i bën gjërat më të bukura”, shkruhet në kartolinën e Obama-s.

Ish-lojtari i bejsbollit e publikoi letrën në rrjetet sociale, me mbishkrimin se ky gjest do të thoshte shumë për ta.

Michelle dhe Barack u martuan në 1992-shin, pasi u njohën rreth të ’20-tave në një firmë juridike.

Burimi: