2 MUAJ PAS DASMËS/ Modelja e njohur ndahet nga mbreti 50-vjeçar (FOTO) – AlpeGossip
2 MUAJ PAS DASMËS/ Modelja e njohur ndahet nga mbreti 50-vjeçar (FOTO)

2 MUAJ PAS DASMËS/ Modelja e njohur ndahet nga mbreti 50-vjeçar (FOTO)

Dy muaj më parë u përhap me shpejtësi në mediat e huaja lajmi se modelja ruse Oksana Voevodina është bërë zonja e parë e Malajzisë pasi është martuar me mbretin e vendit.

Oksana Vovodina, 25 vjeç dhe Muhammad V, 50 vjeç u martuan me një dasmë luksoze.

25-vjeçarja ka fituar kurorën e Miss Moscow në vitin 2015 dhe ka punuar si modele në Kinë dhe Tajlandë. Ajo u konvertua në islam para se të martohej me mbretin.

Mirëpo vetëm dy muaj pas martesës, çifti janë ndarë. Mediat e huaja shkruajnë se modelja dhe mbreti janë në proçes divorci.

Modelja nuk ka reaguar lidhur me këto lajme, por ka qenë babai i saj që e ka mohuar ndarjen e të bijës nga mbreti. Ai është shprehur se thashethemet nuk janë të vërteta.