Armina Mevlani tregon DETAJET E DASMËS me Shkëlzenin: Unë nuk do të vesh... (FOTO) - AlpeGossip
Armina Mevlani tregon DETAJET E DASMËS me Shkëlzenin: Unë nuk do të vesh… (FOTO)

Armina Mevlani tregon DETAJET E DASMËS me Shkëlzenin: Unë nuk do të vesh… (FOTO)

“Fillimisht do të bëj dasmën, pastaj një fëmijë”. Armina Mevlani i ka treguar prej kohësh planet e saj për të veshur fustanin e bardhë.

Megjithatë, sot blogerja ka folur për herë të parë për planet e dasmës dhe sesi e imagjinon ajo se do të jetë dita e saj e madhe.

Në një intervistë për “Pop Culture”, blogerja shqiptare tregoi se ka parashikuar të veshë dy fustane nusërie.

E pyetur nga gazetarja nëse do të zgjidhte një fustan madhështor apo një pas trupit, Armina tha: “Të dy, një fustan madhështor dhe një sirenë”.

Megjithatë bukuroshja shqiptare pranoi se zgjedhja e veshjes do të bëhet në varësi të dasmës dhe vendit se ku do të mbahet festa.

Ajo komentoi edhe look-un e Meghan Markle në ditën e dasmës duke thënë se ishte një nuse shumë e thjeshtë dhe e bukur dhe nuk kishte nevojë të zbukurohej më tej.