“Mos më jepni verë se plas lufta”/ Ervini nxjer TË PALARAT dhe SEKRETET e vipave - AlpeGossip
“Mos më jepni verë se plas lufta”/ Ervini nxjer TË PALARAT dhe SEKRETET e vipave

“Mos më jepni verë se plas lufta”/ Ervini nxjer TË PALARAT dhe SEKRETET e vipave

Gazetari i shoëbizit, Ervin Kurti është shprehur në një intervistë për Class se me VIP-at është shumë e vështirë të punosh dhe se shumica prej tyre janë tekanjozë.

Ndër të tjera ai është rrëfyer se di aq shumë për VIP-at saqë nuk i duhet ti japin verë se do plaste lufta.

Nga Top Magazina, menjëherë në Top Arena, ku të pëlqen më shumë të punosh?

Janë dy gjëra krejt të ndryshme. Jam munduar që edhe në Top Arena të mos heq dorë nga shoëbiz-i, sepse ishte një nga arsyet kryesore që më bënë pjesë të këtij projekti. Top Shoë është dashuria e parë. Shoëbiz-i dhe sporti duken sikur s’kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin, por, në fakt, vitet e fundit shoëbiz-i po e shet më shumë futbollin.

Çfarë të shijon më shumë kur merresh me shoëbiz?

Fakti që merrem me ato që dikur i shihja nga ekrani i TVSH-së dhe i imagjinoja të paarritshëm, që u zbuloj i pari anë që shumica e publikut do të donte t’i dinte dhe unë jam aty në çdo hallkë të këtij procesi. Këtu unë ngarkohem me përgjegjësi, pasi jo të gjitha detajet që të bien në vesh, duhet t’i bësh publike. E them ndonjëherë me shaka, që mos më jepni të pi verë, sepse do hap thesin dhe do plasë lufta (qesh).