GJITHÇKA GATI/ Klea dhe Elgiti martohen nesër, por me një kusht (FOTO) – AlpeGossip
GJITHÇKA GATI/ Klea dhe Elgiti  martohen nesër, por me një kusht  (FOTO)

GJITHÇKA GATI/ Klea dhe Elgiti martohen nesër, por me një kusht (FOTO)

Këngëtari i njohur Elgit Doda dhe moderatorja Klea Huta që në momentin që bënë publike lidhjen e tyre janë kthyer në një ndër çiftet më të dashura për publikun.

Jeta e tyre private dhe çdo intervistë që ata japin merr vëmendjen e publikut dhe komentohet gjatë në media. Siç dihet tashmë gjërat mes çiftit janë zyrtare pasi në emisione të ndryshme ata kanë rrëfyer se bashkëjetojnë dhe se madje kanë prezantuar edhe familjet e tyre, dhe për këtë arsye shumë fansa janë kurioz të din se kur do i japin fund beqarisë.

Elgiti i ka kthyer së fundmi përgjigje fansave në Instastory dhe njëri prej tyre i ka shkruar: “Kur do martohesh me Klean? Jeni çifti perfekt.”

“Po na paguat dasmën që nesër”, i është përgjigjur Elgiti fansit duke treguar kështu që e kanë në plan një dasmë, por duhet kohë për ta realizuar.