“PIJA MAGJIKE”/ Si të dobësoheni me mjaltë, limon dhe kanellë – AlpeGossip
“PIJA MAGJIKE”/ Si të dobësoheni me mjaltë, limon dhe kanellë

“PIJA MAGJIKE”/ Si të dobësoheni me mjaltë, limon dhe kanellë

Nëse doni të humbisni disa kilogramë lehtë dhe pa dieta ektreme, pija “magjike” me mjaltë, limon dhe kanellë është e duhura për ju.

 

 

Kjo është një pije natyrale dhe me pak përbërës, por që të gjithë janë të shëndetshëm.

Përbërësit:

– Lëngun e gjysmë limoni

– Një lugë gjelle mjaltë

– Një lugë çaji kanellë

– Një gotë ujë të vakët

Përgatitja:

Në një gotë me ujë të vakët, përzieni lëngun e limonit me mjaltë, pastaj shtojeni kanellën dhe përzieni mirë. Konsumojeni produktin menjëherë.

Këtë përsëriteni një herë në ditë, çdo mëngjes para se të hani bukë.

Ky kombinim i fuqishëm ndikon në detoksikimin e trupit, ju mbush energji dhe e stimulon procesin e humbjes së peshës.

Mos harroni, kjo nuk është pije magjike, por thjesht ndikon në shpejtimin e metabolizmit dhe procesin e djegies së yndyrës. Ju duhet të bëni ushtrime kardio për të vërejtur rezultate shumë më të mira në vetëm një javë.