BANORËT E AKUZOJNË SE NGRE ZËRIN DHE OFENDON/ Arbana ka një këshillë për Donaldin: Kontrollo… – AlpeGossip
BANORËT E AKUZOJNË SE NGRE ZËRIN DHE OFENDON/ Arbana ka një këshillë për Donaldin: Kontrollo…

BANORËT E AKUZOJNË SE NGRE ZËRIN DHE OFENDON/ Arbana ka një këshillë për Donaldin: Kontrollo…

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” nuk kanë munguar në asnjë moment debatet, e në shumicën e rasteve protagonist ka qenë edhe Donaldi. Keqkuptimet janë shoqëruar shpeshherë me tone të larta zëri madje edhe me ofendime.

Disa prej banorëve kanë pretenduar se mënyra e komunikimit të aktorit të njohur të humorit kalon në bullizëm dhe në tension psikologjik. Prandaj Arbana i dha një këshillë Donaldit gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme.

“Tonet e zërit duhet të kontrollohet, mund të komunikohet edhe pa ofendime. Duhet respektuar çdo person i cili në momente të caktuara ka një rol të caktuar. E di që përfshihesh emocionalisht por duhet të kontrollosh reagimet e tua, përndryshe e di se çfarë ndodh”, i tha ajo.