DO MARTOHET ME BOSIN FRANCEZ/ Alida Duka zbulon si e priti lajmin djali i saj – AlpeGossip
DO MARTOHET ME BOSIN FRANCEZ/ Alida Duka zbulon si e priti lajmin djali i saj

DO MARTOHET ME BOSIN FRANCEZ/ Alida Duka zbulon si e priti lajmin djali i saj

E ftuar ditën e diel në emisionin “Why not”, këngëtarja e njohur shqiptare, Alida Duka, tregoi publikisht se ishte në një lidhje dhe se shumë shpejt do të martohej në një ceremoni në Monaco.

Alida zbuloi që është e dashuruar me një menaxher të pasur nga Franca, të cilin moderatorja Roza Lati e cilësoi si bos duke qenë se i ka blerë Alidës një orë me 10 gure diamanti.

“Është e vërtetë. Është hera e parë që gjej një njeri që e kupton karrierën time, muzikën, gjithçka, është krah meje gjithmonë dhe është menaxher për artistët në të gjithë botën. Mbi të gjitha është një person që kuptohem me të dhe ai më kupton jashtëzakonisht mua dhe më në fund thashë haleluja kur i kisha prerë shpresat që nuk do lidhem më fare, më mirë do rri vetëm. Në atë moment mendova nuk ia vlen më, sepse gjithë këto punë që kam gjatë ditës, se për një person që ti e do, duhet të marrësh kohë për të. Unë ngaqë jam 24 orë në lëvizje, s’kam kurrë kohë për asgjë dhe mendoja më mirë të rri vetëm. Në atë moment, erdhi dhe ishte dashuri me shikim të parë.”, ka treguar Alida.

Ndërkohë së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për ‘Panorama Plus’ ku ka zbuluar se si e ka pritur i biri lajmin e lidhjes.

“Jo, Anxhelo është rritur në Gjermani dhe nuk përzihet fare në jetën time.”, ka përfunduar këngëtarja duke nënkuptuar që nga ana e tij s’ka pasur kundërshtime.