“MË LË VETËM”/ Një vit pas martesës Adelina Tahiri ankohet për bashkëshortin – AlpeGossip
“MË LË VETËM”/ Një vit pas martesës Adelina Tahiri ankohet për bashkëshortin

“MË LË VETËM”/ Një vit pas martesës Adelina Tahiri ankohet për bashkëshortin

Në dhjetor të vitit 2017, Adelina Tahiri i dha fund beqarisë duke u celebruar në martesë me Serjoza Markov. Çifti u komentua shumë në media dhe vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Adelina është shprehur se është shumë e lumtur, por siç ndodh në çdo martesë ka edhe gjëra që nuk të pëlqejnë tek partneri.

Në një intervistë për emisionin e Big Mamës, “Mama’s Trip”, Adelina ka treguar se Serjoza shkon shpesh për peshkim dhe kjo nuk i pëlqen pasi ajo mbetet vetëm.

“Ka shumë gjëra që më nervozojnë tek ai. I ka hyrë në qejf peshkimi dhe po më lë shumë shpesh vetëm”, u shpreh Adelina.

“Aty shkon me babin”, i tha Big Mama.

“Nuk e di unë ça peshqish marrin atje”, u përgjigj Adelina.

“Unë mendoj marrin ndonjë balenë se peshkun ja ku e ka ai”, i tha Big Mama.

“Djemve nuk u zihet besë”, u shpreh Adelina.