Kelvi Kadilli largohet nga “Top Channel”/ Dojna Mema zbulon fatin e emisionit “Pop Culture” (VIDEO) – AlpeGossip
Kelvi Kadilli largohet nga “Top Channel”/ Dojna Mema zbulon fatin e emisionit “Pop Culture” (VIDEO)

Kelvi Kadilli largohet nga “Top Channel”/ Dojna Mema zbulon fatin e emisionit “Pop Culture” (VIDEO)

Kelvi Kadilli dhe Dojna Mema u prezantuan sezonin e kaluar televiziv si një ndër prurjet më të suksesshme në “Top Channel”. Atyre iu besua prezantimi i emisionit “Pop Culture”, i cili vinte si një version i avancuar i emisionit “Top Select”, që u mbyll pas 13 vitesh.

Mirëpo ditën e djeshme u përfol se edhe “Pop Culture” me shumë mundësi nuk do të transmetohet sezonin e ri televiziv, pasi në orarin e këtij emisioni do të shfaqet emisioni më i ri në “Top Channel”, “Top Talk”, i cili do të vijë nën moderimin e gazetarit Denis Dyrnjaja.

Pas këtij lajmi, moderatori Kelvi Kadilli i kontaktuar nga “Prive” nuk ka dashur të prononcohet për këto ndryshime, por në mënyrë indirekte ka lënë të kuptohet se ai nuk do të jetë më pjesë e “Top Channel”.

Ndërsa nga ana tjerët moderatorja Dojna Mema e kontaktuar po nga “Prive” ka qenë shumë e drejtpërdrejtë në përgjigjet e saj duke konfirmuar vazhdimësinë e saj në këtë televizion dhe për më tepër duke sqaruar se emisioni “Pop Culture” nuk do të mbyllet.

“Jo programi nuk është mbyllur, përkundrazi do të vijojë më shumë ndryshime dhe surpriza, një ndër to është edhe orari i transmetimit”, ka thënë Dojna.