Ç’thonë nishanet e fytyrës për të ardhmen tuaj! - AlpeGossip
Ç’thonë nishanet e fytyrës për të ardhmen tuaj!

Ç’thonë nishanet e fytyrës për të ardhmen tuaj!

Përmes nishaneve, shenjave që na shoqërojnë gjatë gjithë jetës mund të kuptojmë diçka më shumë rreth të ardhmes, rreth fatit tonë.

Pozicionimi i tyre në pjesë të ndryshme ka një shpjegim përkatës. Zbuloni se ç’kuptim kanë nishanet tuaja dhe bashkë me këtë, mësoni se çfarë ju pret.

Kokë

Nëse keni një të tillë në anën e djathtë të kokës keni për të shkëlqyer në poltikë.Kur nishani është i kuq apo në nuancë të gjelbërt keni premisa për t’u bërë një burrë/grua shteti. Suksesi dhe reputacioni do t’ju ndjekin këmba këmbës. Edhe në rast se nishani gjendet në të majtë përsëri keni premisa për udhëheqës veçse më së shumti shpirtëror.

Ball

Nëse balli është i gjërë dhe në të djathtën e tij gjendet një nishan, kjo paralajmëron pasuri. Personi në fjalë është gjithashtu shumë bashkëpunues dhe i dhembshur ndaj të tjerëve. Nëse balli është i ngushtë dhe nishani gjendet në anën e djathtë, njerëzit nuk do të gëzojnë fort respekt për ju, kjo për shkak të egoizmit të theksuar dhe faktit se nuk para ndihmoni njeri.

Tëmth

Kur nishani gjendet në të djathtë pritet të martoheni në moshë të re dhe partneri/ ja juaj të jetë shumë e pashme/ëm. Ndërkohë në të majtën nënkupton se do të keni një rrënim financiar në jetë dhe se në përgjithësi njerëzit s’do kenë fort simpati për ju. Kjo për arsyet nga më të ndryshmet.

Vetull

Nishani në vetull më së shumtii premton pasuri të madhe, në cilëndo anë qoftë. Shpesh njerëzit do t’ju xhelozojnë për arritjet në jetë dhe mirëqenien e lartë.

Vesh

E njëjta gjë vlen dhe për nishanet që ndodhen në vesh apo rrotull zonës së tij. Kush ka një të tillë e presin fitime të mëdha dhe një jetë luksoze.

Hundë

Personat që kanë nishan në hundë zakonisht gëzojnë një respekt dhe vlerësim të jashtëzakonshëm për veten. Në zonën e djathtë të hundës nishani nënkupton para, në të majtën sitiuata s’do të jetë fort e mirë. Kur nishani gjendet në mes, në një zonë neutrale do të thotë se do keni vështirësi në gjetjen e një pune dhe se në jetë mund të humbisni disa para.

Mjekër

Një nishan në mes të mjekrës nënkupton se jeni një njeri fisnik dhe se njerëzit kanë një mendim shumë të mirë për ju. Kjo përshtypje do t’ju shoqërojë gjatë gjithë jetës. Personat që kanë nishan në të djathtë janë më diplomatikë, ndërkohë grupimi tjetër njihet për transparencën dhe shpesh e folura e drejtpërdrejtë i bën të duken arrogantë.

Buzë

Nëse keni një nishan në buzën e sipërme e ardhmja pritet t’ju gjejë në aktrim apo gjithçka tjetër që lidhet me artin. Nëse nishani gjendet në buzën e poshtme, atëherë kjo tregon se do të keni vese dhe se do t’i harxhoni paratë në bixhoz apo pije.

Faqe

Nishani në faqen e djathtë tregon se jeni një person i ndjeshëm, i doni shumë familjarët, miqtë, partnerët, do të gëzoni shëndet të plotë dhe do të jetoni gjatë. Faqja e majtë nga ana tjetër përfaqëson dikë shumë arrogant, që do të kalojë disa vështirësi në jetë dhe që lumturinë do ta gjejë në moshë të madhe.

Gjuha

Nëse ke një nishan në gjuhë do të thotë se përmes forcës së fjalës do të mund të bindni kë të dëshironi. Jeni inteligjent, diplomatik dhe fëmijët tuaj do të kenë një të ardhme të shndërritshme.