“ÇFARË KAM DASHUR, I KAM…”/ Konkurentja e “Love Story” i pranon ndërhyrjet që ka bërë në fytyrë – AlpeGossip
“ÇFARË KAM DASHUR, I KAM…”/ Konkurentja e “Love Story” i pranon ndërhyrjet që ka bërë në fytyrë

“ÇFARË KAM DASHUR, I KAM…”/ Konkurentja e “Love Story” i pranon ndërhyrjet që ka bërë në fytyrë

Disa prej vajzave të ‘Love Story’ i kanë pranuar që në fillim të spektaklit ndërhyrjet që kanë bërë. Ndërsa Flavia, një prej konkurrenteve, foli sot për herë të parë, për ndryshimet në pamjen e saj.

E pyetur në ‘Daily Love Story’ se çfarë do të donte të ndryshonte në pamjen e saj, Flavia u shpreh shkurt dhe qartë se ato që ka dashur i ka ndryshuar.

“Çfarë kam dashur, i kam ndryshuar… [Kam bërë] Pak buzën e lartme dhe pak hundën. Ndërsa do të doja të ndryshoja diçka te dhëmbët. Më pëlqejnë shumë kështu siç i kam, i kam pak si kataroshë, por nuk e di pse më pëlqejnë shumë. Por do t’i bëj që t’i kem të gjitha gjërat në rregull”, -u shpreh Flavia.

Ndërsa kur u pyet për frikën e saj më të madhe, Flavia tha se ishte vetmia, pasi është njeri që pëlqen të ketë shumë njerëz përreth.