Një tjetër lëvizje në ekranin shqiptar/ Moderatorja e njohur i bashkohet “Top Channel” (FOTO) – AlpeGossip
Një tjetër lëvizje në ekranin shqiptar/ Moderatorja e njohur i bashkohet “Top Channel” (FOTO)

Një tjetër lëvizje në ekranin shqiptar/ Moderatorja e njohur i bashkohet “Top Channel” (FOTO)

Ndërkohë që tashmë janë bërë publikë emrat e moderatorëve apo gazetarëve që kanë lëvizur nga njëri ekran tek tjetri, së fundmi është mësuar se edhe gazetarja Eni Vasili nuk do të jetë më pjesë e “News 24”.

Disa javë më parë u përfol se Eni Vasili do të largohej nga “News24” dhe do t’i bashkohet televizionit më të ri “A2”, i cili ende nuk ka nisur transmetimin.

Mirëpo burime për “revistawho.com” kanë bërë të ditur se Eni Vasili ka nënshkruar një kontratë me televizionin “Top Channel”.

Ndërkohë që kjo lëvizje nuk është konfirmuar ende nga gazetarja e njohur, të gjithë po presim nisjen e sezonit të ri televiziv për të mësuar më shumë detaje rreth kësaj lëvizjeje dhe nëse emisioni i saj do të vazhdojë të quhet “Studio e hapur” apo jo.