KJO VERË DO TË SJELLI “REVOLUCION”/ Shapka edhe në modën haute couture (FOTO) – AlpeGossip
KJO VERË DO TË SJELLI “REVOLUCION”/ Shapka edhe në modën haute couture (FOTO)

KJO VERË DO TË SJELLI “REVOLUCION”/ Shapka edhe në modën haute couture (FOTO)

Kush tha që tendenca haute couture është e parehatshme? Moda e kësaj verë dëshmon të kundërtën…Këpucët me takë të lartë dhe ato të kristalta nuk e humbin kurrë sharmin e tyre, por këtë sezon ditët e nxehta do t’i përballojmë nën komoditetin e shapkave të sheshta.

Shtëpia e modës Chanel, të cilën të gjithë e njohim si sinonimin e elegancës, ka krijuar në koleksionin e fundit një seri shapkash dhe sandalesh të cilat janë shndërruar në fiksimin e të gjitha ndjekëseve të modës.

Gjithashtu Valentino, Prada dhe Hermes e kanë ndjekur këtë trend. Të konsideruara tashmë si ‘top’ tendenca e sezonit, marka italiane e Miuccias ridizenjoi sërish këpucën Velcro, ikonën e viteve ’90 duke e kthyer në një trend të momentit.

Valentino, nga ana tjetër ka krijuar shapkën e frymëzuar nga Birkenstock, në material gome dhe me detajin e logos, gati për Instagram. Klasiket e Hermes janë gjithashtu një linjë elegante të cilat, te kombinuara në ngjyrat e pastelit janë edhe më shumë një element “must” i kësaj vere.