Çiljeta është një prej personazheve publikë që ka një karrierë të gjatë në televizion. Sot e shohim si këngëtare, por dikur ajo ka eksperimentuar edhe në aktrim. Ka qenë vetë këngëtarja e cila ka publikuar ditën e sotme në ‘Instagram’, një foto që e ka kthyer pas në kohë, kur ka interpretuar në krah të aktorit të njohur, Arben Derhemi, plot 17 vite më parë.
Bashkangjitur me foton e shkëputur nga filmi, Çiljeta ka shkruar: “Na ishte njëherë, Ishte kohë për dashuri”.
Kaq ka mjaftuar që të gjithë fansat të komentojnë plot nostalgji për atë periudhë të hershme të jetës së tyre.