Reperi i njohur Ledri Vula ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vetë”, me Robert Berishën. Gjatë intervistës ai u pyet rreth raportit që ruan me Dua Lipën, e cila dikur ka qenë e dashura e tij.
Reperi zbuloi se ata mbajnë ende kontakt me njëri-tjetrin. “Dua është shumë e kujdesshme, më shkruan, më ka shkruar për ngushllime, për këngën “I vogël””, u shpreh ai.
Ledri shtoi se suksesi i Duas në muzikë është i padiskutueshëm dhe për këtë flasin çmimet ndërkombëtare.