HAP I MADH NË KARRIERË/ Aktori i njohur turk me një projekt në Hollywood - AlpeGossip
HAP I MADH NË KARRIERË/ Aktori i njohur turk me një projekt në Hollywood

HAP I MADH NË KARRIERË/ Aktori i njohur turk me një projekt në Hollywood

Aktori turk, Çagatay Ulusoy, i njohur ndryshe si Sarpi i serialit “I infiltruari”, po përgatitet të hedhë hapin e madh në karrierën e tij.

27-vjeçari pas shumë vitesh suksesi në kinematografinë turke, raportohet se ka udhëtuar drejt SHBA-ve ku pritet të marrë pjesë në një projekt të Hollywood.

Mirëpo Ulusoy ka udhëtuar shpesh drejt SHBA-ve këto vitet e fundit, madje ka qëndruar edhe me periudha të gjata duke marrë mësime gjuhe dhe aktrimi.

Veçse mundi i tij u shpërblye muajt e kaluar pasi nënshkroi një kontratë me një prej agjencive më të famshme në botë për aktorët, “United Talent Agency”, e cila gjithashtu punon edhe me yje si Angelina Jolie dhe Johnny Depp.

Bëhet e ditur sipas “NTV”, se Ulusoy pritet që brenda pak ditësh të firmosë për nisjen e një projekti holliwoodian, çka të paktën në afatin e shkurtër ai mund ta largojë nga serialet turke.