Dy javë më parë, modelja bukuroshe Emina Çunmulaj u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë vogëlushen Mia Soraya, me të cilën publikon herë pas here foto e video në Instagram.
Jo vetëm pas lindjes, por edhe gjatë shtatzënisë, Emina ka ndarë gjithmonë me ndjekësit problemet e saj dhe vështirësitë e pritjes së një fëmije. Së fundmi, Emina ka publikuar një foto ku shfaqet me vogëlushen e saj në krahë dhe në përshkrimin e fotos ka rrëfyer se fytyra e saj ishte mbushur me akne.
“Pata të njëjtin problem me Ellan. Gjatë fundit të shtatzënisë fytyra ime u çmend dhe zgjati gjatë gjithë periudhës së ushqimit me gji (6 muaj me Ellen), derisa ju riktheva antibiotikëve dhe fytyra ime u pastrua.”- shkruan Emina në foton e publikuar, ku shihet fytyra e saj e skuqur me akne.