Moderatorja e njohur, Fitore Rexhepi është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur ka dhënë vetë Fitorja me postimin më të fundit në Instagram ku na prezanton me vajzën e saj.
Kjo është vajza e dytë e moderatores dhe mban emrin Mia. Ndërsa vajza e parë e Fitores, mban emrin Majda.
“Në jetë nuk ka diçka më të rëndësishme sesa ardhja në jetë e një fëmije. Kjo është Mia Dresha, motra e Majdes e cila erdhi në këtë botë për të na bërë shumë të lumtur. Mirëseerdhe në këtë botë vogëlushe”, shkruan Fitorja.