“TË SHOH SI KONTRIBUESIN MË TË MADH…”/ Ledri Vula tregon publikisht vlerësimin që gëzon për Mc Kreshën (FOTO) – AlpeGossip
“TË SHOH SI KONTRIBUESIN MË TË MADH…”/ Ledri Vula tregon publikisht vlerësimin që gëzon për Mc Kreshën (FOTO)

“TË SHOH SI KONTRIBUESIN MË TË MADH…”/ Ledri Vula tregon publikisht vlerësimin që gëzon për Mc Kreshën (FOTO)

Reperi i njohur kosovar, Mc Kresha ka ndarë së fundmi një prej bashkëpunimeve me Ledri Vulën, të titulluar ‘Gjiganta’, pjesë e albumit ‘10/10’ nga ky i fundit.

Në këtë postim nuk kanë munguar komentet e ndryshme nga ndjekësit, por ai që ka dalluar ka qenë nga Ledri i cili ka treguar se nuk e sheh Mc Kreshën vetëm si shok apo njeri të madh, por si kontribuesin më të madh të hiphop-it.
Edhe Kresha nuk ka hezituar t’i kthejë përgjigje publikisht duke i treguar vlerësimin dhe konsideratën që ka për të.
Kujtojmë se verën e kaluar Ledri dhe Mc Kresha bashkëpunuan për këngën ‘Menemadhe’, e cila u kthye në një hit menjëherë.