NË NJË LIDHJE ME DRILON HOXHËN? Anna LIKA sqaron gjithçka me një FOTO – AlpeGossip
NË NJË LIDHJE ME DRILON HOXHËN? Anna LIKA sqaron gjithçka me një FOTO

NË NJË LIDHJE ME DRILON HOXHËN? Anna LIKA sqaron gjithçka me një FOTO

Që prej mbrëmjes së djeshme po qarkullon në media lajmi se aktorja Anna Lika dhe producenti Drilon Hoxha janë në një lidhje.

Lajmi u zbulua në emisionin “Thumb on”, ku personi misterioz tha se burime jo zyrtare kishin konfirmuar se Anna është në një lidhje me Drilonin.

Aktorja ka reaguar pak më parë duke përgënjeshtruar lajmin duke u shprehur se ajo dhe Driloni janë si vëlla e motër.

Image

“Dje në studio duke punuar për kolonën zanore të filmit ‘Shkëmbimi’ bashkë me Drilonin, na vijnë disa tituj të tillë portalesh që unë në mënyrë absolute i përgënjeshtroj! Unë dhe Drilon Hoxha jemi dy shokë aq të mirë, sa vetëm një orë të rrini në kafe me ne, në xhirime, në studio etj. etj., do kuptonit që unë dhe ky çuni këtu kemi një raport vëlla e motër”, shkruan Anna.

Image

Në postimin tjetër aktorja ka publikuar një foto të Drilonit me të fejuarën dhe shkruan: “Kjo sybukura këtu quhet Arela dhe është e fejuara e Drilonit dhe shoqja ime. Dhe më besoni këtë çiftin këtu e kam shumë xhan”.

ImageImage