VERA DO ENDE KOHË TË VIJË/ Por këto tre super trende fashionistat e Instagramit po i ndjekin që tani – AlpeGossip
VERA DO ENDE KOHË TË VIJË/ Por këto tre super trende fashionistat e Instagramit po i ndjekin që tani

VERA DO ENDE KOHË TË VIJË/ Por këto tre super trende fashionistat e Instagramit po i ndjekin që tani

Kemi filluar që tani të ëndërrojmë për verën, dhe të shohim dritë në fund të tunelit për rritjen e temperaturave.

Për fat të mirë, jo vetëm që moti po ngrohet, por kemi gjetur edhe 3 super trendet që do t’i shohim kudo gjatë verës.

Fashionistat tashmë i kanë përcaktuar se cilat do të jenë tendencat e sezonit të ardhshëm, pasi jemi në periudhën e javëve të modës ku niveli i stilit të rrugës është “on top”.

Ne po ju tregojmë  tre tendencat e verës që vajzat që e duan modën, po i ndjekin që tani:

Sandalet me lidhëse të gjata

Temperaturat në Javën e Modës në Londër nuk e ndaluan modelin e sandaleve që mund të vishen mbi pantallona apo me një fustan.

Treçerekëshet

Pantallonat e shkurtra janë quajtur Bermuda pasi vijnë në formë trekëndëshi, të ngushta në bel dhe më të gjera në pjesën fundore.

Nuancat neon

Siç e pamë në pasarelat e modës pranverë-verë 2020, neoni do të jetë edhe këtë verë një ndër trendet e preferuara.

/Whowhatwear