“KUR SHEH NJERËZ QË TË DUAN ÇDO MËRZITJE…”/ Young Zerka premton rikthimin e fuqishëm – AlpeGossip
“KUR SHEH NJERËZ QË TË DUAN ÇDO MËRZITJE…”/ Young Zerka premton rikthimin e fuqishëm

“KUR SHEH NJERËZ QË TË DUAN ÇDO MËRZITJE…”/ Young Zerka premton rikthimin e fuqishëm

Këngëtari shqiptar Young Zerka ka premtuar se do të rikthehet fuqishëm pas një shkëputjeje disa mujore.

Përmes një postimi në Instagram, ai lajmëron se nga marsi do të vijë me 10 projekte të reja dhe shumë bashkëpunëtorë.

Këngëtari ka treguar se që në tetor të muajit të kaluar vendosi të bënte një pauzë nga koncertet, shfaqjet dhe emisionet për të realizuar këto projekte të reja.

“Kam zgjedhur që pasionin ta kthej në profesion, duke luftuar, sakrifikuar, ndonjëherë edhe duke mos marr plotësisht atë çfarë kam pretenduar! E në fund të fundit kur sheh njerëz që të duan e të vlerësojnë, kur shoqërohesh nga duartrokitjet, çdo mërzitje shuhet! Kam vendosur që nga tetori i shkuar të bëj një pauzë nga gjithë koncertet, shfaqjet, emisionet për t’u fokusuar në realizimin e shumë projekteve të reja me shumë bashkëpunëtorë. E në mars do jemi sërish bashkë, afër jush, për ju! Kemi rreth 10 projekte të reja që do t’i shihni në muajt në vazhdim! Jeni frymëzimi im! I juaji… Y.Z”, – ka shkruar këngëtari. Nuk dihet se cilët do të jenë bashkëpunimet për të cilat Young Zerka flet, por me siguri do të rezultojnë mjaft të suksesshëm.