ZBULOHEN RISITË/ Portokalli do të ketë 2 moderatorë të rinj në sezonin e ri, kush janë ata (FOTO) - AlpeGossip
ZBULOHEN RISITË/ Portokalli do të ketë 2 moderatorë të rinj në sezonin e ri, kush janë ata (FOTO)

ZBULOHEN RISITË/ Portokalli do të ketë 2 moderatorë të rinj në sezonin e ri, kush janë ata (FOTO)

Në një intervistë për moderatoren e “Ftesë në 5”, Bieta Sulon, regjisori i “Portokallisë”, Altin Basha zbuloi risinë që na pret në sezonin e ri të spektaklit të humorit.

Basha zbuloi se do të ketë ndryshime dhe prurje të reja. Si asnjëherë më parë në këtë sezon të ri që fillon të dielën do të ketë 4 moderatorë.

“Fillojmë me 4 moderatorë, do të jetë një surprizë interesante fillimi i këtij sezoni, do të vazhdojmë me surpriza të tjera. Kemi shumë produkt i cili pret të shfaqet dhe jemi të kënaqur me rezultatin. Do jenë 2 aktorë të rinj meshkuj, por do të ketë edhe femra që do të vijojnë në sezon. Do të ketë të ftuar edhe aktorë të njohur”, u shpreh Basha.

Nuk është zbuluar ende se cilët do të jenë emrat që do prezantojnë krah Xhemit e Salsanos.