“KISHA MENU”/ Olsi Bylyku grimohet me makjazhin e mamit, ja VIDEO që u fshi (FOTO) – AlpeGossip
“KISHA MENU”/ Olsi Bylyku grimohet me makjazhin e mamit, ja VIDEO që u fshi (FOTO)

“KISHA MENU”/ Olsi Bylyku grimohet me makjazhin e mamit, ja VIDEO që u fshi (FOTO)

Olsi Bylyku është jo vetëm aktor, por edhe këngëtar shumë i talentuar e që shumë shpejt ka fituar zemrat e publikut. Në Këngën Magjike ai konkurroi së bashku me Lorenc Hasramën e madje fituan çmim.

Por përpara kësaj kënge Olsi ka pasur edhe një tjetër bashkëpunim shumë të suksesshëm me Lorencin.

Me siguri e mbani mend këngën “Kisha menu” e cila është transmetuar shumë në radio gjatë verës.

I ftuar sot tek “Rudina” së bashku me Lorencin, Olsi ka treguar se e kanë fshirë videon e kësaj kënge nga Youtube pasi ai ishte grimuar me makjazhin e mamit.

“E publikuam dhe e fshimë se nuk na ka pëlqyer vetja fare. Grimin e bëmë vetë, i mora mamit makjazhin”, tregoi Olsi.

“E kemi xhiruar klipin brenda natës dhe kishim dalë gjysmë të zverdhur”, tha Lorenci.

“Ajo këngë pati shumë impakt dhe u publikua gati 3 vite më parë, por e hoqëm vetëm sepse nuk na pëlqente videoklipi”, shtoi Olsi.

Ndonëse video është fshirë nga Youtube, ajo ekziston akoma në faqe të tjera teksa më poshtë ju sjellim edhe disa momente nga ky videoklip.