DËSHIRONI T’I MBANI FËMIJËT TË ANGAZHUAR? Vesa Luma ju jep një ide (FOTO) – AlpeGossip
DËSHIRONI T’I MBANI FËMIJËT TË ANGAZHUAR? Vesa Luma ju jep një ide (FOTO)

DËSHIRONI T’I MBANI FËMIJËT TË ANGAZHUAR? Vesa Luma ju jep një ide (FOTO)

Pas një viti në Zelandën e Re, Vesa Luma dhe vogëlushi Lian janë kthyer sërish në Kosovë. Vesa ka treguar se këtë rikthim në vendlindje po e shijon shumë. Ajo ka nisur punë në radio dhe si këngëtare dasmash, por pavarësisht se ka orar të ngjeshur gjen kohë edhe për të voglin e saj. Madje këngëtarja ka zbuluar mënyra të ndryshme se si ta angazhojë Lianin me një punë dhe njëkohësisht të mësojë diçka të re. Vesa ka publikuar në ‘Instagram’ një video të djalit që lan me kujdes me një furçë disa kafshë plastike. “Aktivitete në kushte shtëpie”, – ka shkruar Vesa bashkangjitur videos.

Nëse kjo mund të duket si një lojë e thjeshtë, përtej kësaj, është një formë e mirë që fëmija të mësohet me një punë dhe si të kujdeset për çdo gjë të tijën.