“NUK LËPIJ ATY KU…”/ Enca dhe Noizy takohen në aeroport pas sherrit dhe reagimi i tyre do t’ju çudisë (FOTO) – AlpeGossip
“NUK LËPIJ ATY KU…”/ Enca dhe Noizy takohen në aeroport pas sherrit dhe reagimi i tyre do t’ju çudisë (FOTO)

“NUK LËPIJ ATY KU…”/ Enca dhe Noizy takohen në aeroport pas sherrit dhe reagimi i tyre do t’ju çudisë (FOTO)

Pavarësisht se konflikti mes Encës dhe reperit Noizy u bë publik në fillim të vitit 2017, shumë nga fansat e dyshes mund të jenë akoma konfuzë për arsyen e përçarjes.

Gjatë një interviste për emisionin “Nin”, që u publikua mbrëmjen e sotme, këngëtarja shqiptare sqaron mosmarrëveshjet me reperin. Pasi tha që nuk ka inate me Noizyn edhe pse i kanë prishur raportet prej një mesazhi që i ka ardhur nga reperi, Enca u pyet nëse ata mund të pajtohen sërish.

Këngëtarja e suksesshme u shpreh se ajo ndryshe nga Noizy, nuk do lëpijë aty ku ka pështyrë. Madje ajo tregoi se ka patur një qasje pozitive nga ana e saj kur janë takuar në një aeroport. Jo vetëm që kanë shkëmbyer disa fjalë, por sipas Encës edhe janë përqafuar e ajo mendoi se ky do ishte momenti për t’i vënë kapakun, pasi nuk e ka armik, por Noizy veproi ndryshe.

Siç tha në emision, këngëtares si ka pëlqyer fakti që ai i ka përmendur emrin në çdo koncert, ka folur për të, apo ka postuar fotot e saj, kështu që vështirë të ketë një ribashkim.