JENI ME GRIP? Ja 5 produktet që duhet t’i konsumoni patjetër – AlpeGossip
JENI ME GRIP? Ja 5 produktet që duhet t’i konsumoni patjetër

JENI ME GRIP? Ja 5 produktet që duhet t’i konsumoni patjetër

Gripi është një sëmundje e zakonshme që prek me miliarda njerëz në mbarë botën. Me ndryshimin e sezoneve, por kryesisht në vjeshtë dhe në dimër jemi më të predispozuar të prekemi nga ky virus. Megjithatë ka disa ushqime që do t’u ndihmojnë për të lehtësuar simptomat e gripit dhe që duhet t’i konsumoni patjetër.

Qumështi dhe ushqime të pasura me Vitaminë D

Sipas një studimi personat që kanë nivele të ulëta të Vitaminës D janë më të rrezikuar të preken nga gripi. Gjithashtu këto produkte ushqimore do t’u ndihmojnë për të rritur metabolizmin dhe përmirësuar shëndetin.

Karota dhe ushqime të pasura me Vitaminë A

Vitamina A u ndihmon për të forcuar sistemin imunitar. Kur jeni me grip provoni të konsumoni ushqime si karota, spinaqi apo patatet e ëmbla.

Çaj jeshil të ftohtë

Çaji jeshil është i pasur me antioksidantë që përmirësojnë sistemin imunitar edhe kur jeni të sëmurë. Gjithashtu çaji jeshil lehtëson simptomat e gripit, si përshembull dhimbjet e grykës.

Hudhra

Nëse konsumohet rregullisht, hudhra parandalon gripin.

Boronica

Studimet kanë zbuluar se boronicat përmbajnë shumë antioksidantë që luftojnë gripin dhe të ftohtin. Kur jeni sëmurë mund t’i konsumoni të shoqëruara me kos për t’i shtuar pak Vitaminë D.