LUANA VJOLLCA NDAHET NGA KRENARI? Ja çfarë thotë në Instagram: Të bën më të fortë… (FOTO) – AlpeGossip
LUANA VJOLLCA NDAHET NGA KRENARI? Ja çfarë thotë në Instagram: Të bën më të fortë… (FOTO)

LUANA VJOLLCA NDAHET NGA KRENARI? Ja çfarë thotë në Instagram: Të bën më të fortë… (FOTO)

Prej kohësh është përfolur për jetën private të moderatores Luana Vjollca dhe për lidhjen e dashurisë me biznesmenin dhe menaxherin e VIP-ave nga Kosova, Krenar Çoçajn.

Kjo lidhje gjithmonë është munduar që të mbahet e fshehtë nga publiku. Por pavarësisht kësaj përpjekjeje, Luana dhe Krenari janë fotografuar së bashku dhe jo rrallëherë kanë rënë në sy të fansave të tyre, komentet që ai ka bërë në fotot e moderatores seksi edhe pse tashmë nuk ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Së fundmi, Luana ka publikuar një foto në instastory ku ka dhënë një mesazh të rëndësishëm.

“Rruga më e vështirë është ajo që mund të bësh vetëm. Por është rruga që të bën më të fortë”.

Çfarë ka dashur të thotë Luana me këtë vallë? Që i pëlqen t’i bëjë gjërat vetë, apo thjesht i pëlqeu kjo thënie duke qenë se ka edhe emrin si Luani në foto. Teksa i hodhëm një sy instagramit të saj, ajo ndjek ende nënën dhe kushërirën e Krenarit e me siguri, Luana ka dashur të motivojë ndjekësit e saj, por ne mund t’i kujtojmë dhe atë shprehjen “Bashkimi bën fuqinë”.