MEGHAN MARKLE KËRKON LIRI/ Pushon nga puna “bodyguard-en” e saj – AlpeGossip
MEGHAN MARKLE KËRKON LIRI/ Pushon nga puna “bodyguard-en” e saj

MEGHAN MARKLE KËRKON LIRI/ Pushon nga puna “bodyguard-en” e saj

Ditën e sotme familja mbretërore nëpërmjet një deklarate zyrtare, ka njoftuar se ‘bodyguard-ja’ e Meghan Markle do të largohet nga puna. Dukesha mbrohej prej 6 muajsh nga një roje femër, e cila i shërbente familjes prej 17 vitesh. Arsye për largimin e saj është bërë Meghan, e cila është shprehur se ndihet shumë e mbyllur. Ajo ka kërkuar largimin e rojës së saj, pasi gjatë kësaj periudhe të jetës, ka nevojë për më shumë liri.

Kujtojmë se pak javë më parë dukesha u vu në rrezik gjatë vizitës në Fixhi dhe roja i saj e ndihmoi për të kaluar situatën e pakëndshme. Megjithatë dukesha është e sigurtë se nuk  ka më nevojë për ndihmën e saj.