Modelja e njohur Oriola Marashi është një ndër femrat më të komentuara të showbizit dhe ndër më të ndjekura në rrjetin social Instagram. Së fundmi, ajo publikoi në Instastory një foto të një buqete me trëndafila me shkronjën “XH”, e cila ishte dhuratë për ditëlindjen e motrës së saj, Xhulias.
Mirëpo, këtë foto të Oriolës e ka vjedhur Xhesika Ndoja, e cila e ka publikuar në Instastoryn e saj.
Ajo nuk ka lënë asnjë përshkrim në foton që i ka marrë Oriolës, duke publikuar buqetën që ka të njëjtën shkronjë me emrin e saj.