“DONIN TA VRISNIN NËNËN TIME…”/ Juli trondit me rrëfimin: Babai më rrihte që kur isha 5 vjeç – AlpeGossip
“DONIN TA VRISNIN NËNËN TIME…”/ Juli trondit me rrëfimin: Babai më rrihte që kur isha 5 vjeç

“DONIN TA VRISNIN NËNËN TIME…”/ Juli trondit me rrëfimin: Babai më rrihte që kur isha 5 vjeç

Në puntatën e sotme të Përputhen u dha takimi i Mikelës me Julin. Edhe pse një takim më shumë me ngjyrim miqësor, Juli foli për jetën e tij duke tronditur me rrëfimin.

Ai zbuloi se është dhunuar që në moshën 5-vjeçare nga babai. Përveç kësaj, tregoi se ka parë edhe dhunën e të afërmëve të babait ndaj nënës së tij. Juli zbuloi se prej disa vitesh nuk ka asnjë kontakt me të atin.

“Babai më ka dhunuar që në moshë të vogël dhe ka ndikuar tek ana ime emocionale. Nuk kam pasur fëmijëri si të gjithë të tjerët. Ka nisur që në moshën 5 vjeçare dhe ka zgjatur rreth 10 vite.

Jam i lumtur se kam pasur një nënë që më ka mbështetur në cdo hap. Kam parë shumë skena kur të afërmit e babit kanë dashur ta vrasin nënën time, gjë që më prek dhe kur e kujtoj tani. Dridhem… Tani jam bërë njeri i fortë. Kam qarë në dhomën time vetëm sepse nuk doja që mami të më shihte ashtu,” tregoi Juli.