Harrojeni ‘Kiki’-n/ Kërcimi i Gjikos bëhet viral në rrjete sociale (VIDEO+FOTO) – AlpeGossip
Harrojeni ‘Kiki’-n/  Kërcimi i Gjikos bëhet viral në rrjete sociale (VIDEO+FOTO)

Harrojeni ‘Kiki’-n/ Kërcimi i Gjikos bëhet viral në rrjete sociale (VIDEO+FOTO)

Vetëm pak ditë më parë Gjiko në bashkëpunim me Skerdin publikuan këngën e tyre më të re ‘Si Bugatti’. Brenda 4 ditësh kjo këngë ka marrë 1.7 milionë shikime në ‘Youtube’. Në të gjithë videoklipin ajo që tërheq më shumë vëmendjen është kërcimi i veçantë i Gjikos.

 

Aq shumë është pëlqyer ky kërcim nga fansat e këngëtarit sa ka filluar të përhapet si një lloj sfide mes tyre se kush e realizon më mirë. Të gjithë i kanë nisur Gjikos video duke kërcyer nga vende të ndryshme dhe ai nuk ka nguruar që videot t’i publikojë në ‘Instagram’. Duket se brenda pak kohësh kërcimi i Gjikos është kthyer në viral në rrjete sociale. Tashmë duhet ta harroni ‘Kiki’-n dhe të filloni të mësoni lëvzjet e Gjikos.

🕺

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy) on