U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Aurela Hoxha na zbuloi një pjesë të portretit të Alaron (FOTO) – AlpeGossip
U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Aurela Hoxha na zbuloi një pjesë të portretit të Alaron (FOTO)

U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Aurela Hoxha na zbuloi një pjesë të portretit të Alaron (FOTO)

Prej kohësh flitej se modelja Aurela Hoxha ishte në pritje të ëmbël, madje gjithashtu që u bë nënë për herë të parë.

Mirëpo, shumë vonë ajo vetë e konfirmoi këtë lajm të bukur në rrjete sociale dhe tregoi se ishte bërë nënë e një vogëlushi, për të cilin janë bërë të gjithë kuriozë.

Në llogarinë e saj në Instagram, Aurela ndau mes shumë fotosh edhe disa momente me të voglin, duke i zbuluar me krenari botës se kishte sjellë në jetë një thesar.

Një njërën nga fotot ajo shihet shumë e lumtur teksa mban në krahë djalin. Ndërsa në njërin nga imazhet ajo shihet duke e ushqyer djalin me qumësht gjiri. Tashmë që gjithçka është bërë publike, Aurela ka nisur të zbulojë pak nga pak disa detaje.

Nga fotografi Endrit Mertiri zbuluam se ajo e ka pagëzuar të birin me emrin Alaron, ndërsa tashmë na ka zbuluar edhe një pjesë të portretit të tij.

Sfondi i telefonit të Aurelës ka sigurisht foton e portretit të djalit, të cilit ja ka mbuluar një pjesë të syve. Megjithatë, na ndihmon të krijojmë një ide për portretin e bebushit që është më i përfoluri i momentit.