Fiori Dardha ka një peng: Koha që nuk kaloj me të, keqardhja më e madhe (FOTO) – AlpeGossip
Fiori Dardha ka një peng: Koha që nuk kaloj me të, keqardhja më e madhe (FOTO)

Fiori Dardha ka një peng: Koha që nuk kaloj me të, keqardhja më e madhe (FOTO)

Një nga shqetësimet më të mëdha të atyre prindërve që janë tej mase të angazhuar në punë, është se nuk munden t’i kushtojnë kohën e duhur fëmijëve të tyre. Këtë e kemi dëgjuar vazhdimisht edhe nga personazhet VIP në Shqipëri. E pikërisht e njëjta gjë e shqetëson edhe Fiori Dardhën për djalin e saj 6-vjeçar, Abelin. Ajo ka postuar një fotografi me të në ‘Instagram’, në të cilën shihen në një moment loje me njëri-tjetrin. Por përshkrimi që gazetarja i ka bërë fotografisë tërheq menjëherë vëmendjen: “Koha që nuk kaloj me të…keqardhja më e madhe! Kur luajmë heronjsh ne të dy!”.

Megjithatë ne e kemi parë shpeshherë që Fiori mundohet të kalojë sa më shumë kohë pranë djalit të saj, por mesa duket ajo e ndjen që ai ka më shumë nevojë për të.