POST-EUROVIZION JONIDA MALIQI/ Zhurma e ‘meme’-ve, çfarë shkoi keq, telefonata e parë dhe “çështja” Romeo – AlpeGossip
POST-EUROVIZION JONIDA MALIQI/ Zhurma e ‘meme’-ve, çfarë shkoi keq, telefonata e parë dhe “çështja” Romeo

POST-EUROVIZION JONIDA MALIQI/ Zhurma e ‘meme’-ve, çfarë shkoi keq, telefonata e parë dhe “çështja” Romeo

Tashmë që ka kaluar disa ditë të mira qetësie pas performancës së saj në Eurovizion, Jonida Maliqi ka qenë personazhi i radhës në kopertinën e Revistës Class duke dhënë kështu për këtë revistë një rrëfim post-Eurovizion dhe komentet mbi gjithçka ndjeu sa kohë ishte në Tel Aviv dhe më pas kur u rikthye në Tiranë.

Jonida është shprehur shumë e lumtur për gjithçka i ka ndodhur dhe do ta përsëriste si eksperiencë nëse do t’i jepej mundësia ta bënte sërish diçka të tillë. Ajo ka treguar se gjatë gjithë kohës ka pasur pranë familjen dhe mikeshat e saj edhe pse largësia rreth 15 ditë nga vogëlushi Dan, ia ka bërë disi të vështirë këtë rrugëtim. Emocionet e para në telefon, Jonida i ka ndarë me prindërit e saj ndërkohë nuk ka lënë pa treguar dhe një mangesi që ka vënë re gjatë Eurovizionit.

Përgjatë këtij rrugëtimi, kam ndier mungesën e dikujt që të më menaxhonte dhe të kisha hapësira vetëm për të bërë atë që di të bëj më mirë, të këndoj dhe të interpretoj” – ka treguar Jonida duke bërë një kritikë me vend pasi dukshëm ajo u mor me të gjithë pjesën e reklamimit të këngës dhe përfaqësimit të Shqipërisë.

Për meme-t që u shpërndanë në Instagram lidhur me anglishten e vakët të Jonidës në një moment, këngëtarja është përgjigjur kështu për Class: “Përsa i përket anglishtes, ishte e pritshme në një vend si ky i yni, ku jemi të gatshëm të kapemi pas çdo suksesi që kalon dikush, si e si për të përdhosur figurën e tij. Rast si i imi, që nuk e flas perfekt këtë gjuhë (por ama të gjitha mediat ndërkombëtare i bëra për vete), kishte plot të tjerë, si Mahmood, përfaqësuesi i Italisë apo ai i Armenisë, por kurrsesi populli i tyre nuk i gjykoi për këtë, sepse arti, muzika, kënga janë prioritet në këtë event dhe shtetet e tjera, me sa duket, e mirëkuptojnë” .

Ndërsa lidhur me thashethemet për një romancë mes saj dhe aktorit të humorit Romeo, pyetjes “Ç’koment ke për titujt rozë të kohëve të fundit, ka një “Romeo” në jetën tënde?” Jonida Maliqi, iu përgjigj kështu: “Jeta ime personale dua të mbetet e tillë, ndaj mund të shprehem se jam e qetë dhe e lumtur momentalisht” – duke e pranuar në një farë mënyre se ajo është e dashuruar por nuk ka dëshirë që për momentin ta ndajë edhe me të tjerët këtë ndjesi.