AJO GUXON TË ËNDËRROJË CMËNDURISHT/ Enxhi Nasufi është pjesë e fushatës globale të NIKE (FOTO) – AlpeGossip
AJO GUXON TË ËNDËRROJË CMËNDURISHT/ Enxhi Nasufi është pjesë e fushatës globale të NIKE (FOTO)

AJO GUXON TË ËNDËRROJË CMËNDURISHT/ Enxhi Nasufi është pjesë e fushatës globale të NIKE (FOTO)

Me hapjen e dyqanit Nike në Tiranë këtë vit, Shqipëria bëhet destinacion sporti dhe stili duke ju ofruar konsumatorëve një eksperiencë blerjeje sipas standardeve botërore. Konsumatorët kanë mundësinë të blejnë modelet që deri më tani nuk kanë qënë në dispozicion në treg.

Misioni i markës Nike është që të na inkurajojë të gjithëve të zgjerojmë potencialin njerëzor, duke i dhënë çdo atleti frymezim dhe risi. Kjo është ajo që bën edhe fushata e fundit. Ajo i dedikohet sidomos grave. Për atlete të forta dhe gra të forta, të guximshme dhe të fuqishme.

Fushata e re ”Dare To BE Fenom’‘ është pjesë frymëzuese e kategorisë së futbollit, e cila u krijua nga fillimi i vitit. I gjithë ky frymëzim me pikënisje futbollin, ka kaluar më pas në kategoritë e tjera Nike (vrapim, trajnim …). Megjithatë, kur themi futboll, nuk mendojmë vetëm lojën e futbollit, por i referohemi edhe pasionit që futbollisti merr në fushë, shpirtit të ekipit që ushqen, motivimit, përkushtimit dhe emocioneve. Pra, gjithçka që mund të transferohet në sportet e tjera, jo vetëm futbollit.

Por qëllimi kryesor i gjithë koleksionit të Nike është të frymëzojë vajzat dhe gratë e reja për t’u angazhuar me sport, në mënyrë që të përkushtohen, të mos heqin dorë dhe të “luftojnë”. Sepse, rezultatet dhe suksesi do të vijnë patjetër si një pasojë.

Njëra prej tyre është Enxhi. E re, e fuqishme, frymëzuese dhe inovative. Ajo guxon të ëndërrojë çmëndurisht. E talentuar me një zë të mrekullueshëm, ajo i jep frymëzim të rinjve në mbarë vendin.

Koleksioni i ri i Nike për femra është në dispozicion në dyqanin Nike në Qendrën Tregtare TEG