Reperi me famë botërore i vodhi këngën, sot Capital T shfaqet krah tij – AlpeGossip
Reperi me famë botërore i vodhi këngën, sot Capital T shfaqet krah tij

Reperi me famë botërore i vodhi këngën, sot Capital T shfaqet krah tij

Capital T është një prej reperëve më të suksesshëm shqiptarë dhe këngët e tij menjëherë kthehen në hite sapo lançohen. Por, mesa duket fansat shqiptarë nuk janë të vetmit që e dëgjojnë dhe e pëlqejnë muzikën e Capitalit.

Disa kohë më parë, reperi i famshëm amerikan Lil Uzi Vert u tha se i kishte dëgjuar këngët e Capitalit dhe madje u akuzua nga fansat se kishte kopjuar njërën prej tyre, hitin ‘Ulu’. Por ky lajm asokohe u mohua kategorikisht nga Capital T dhe 2Po2.

Megjithatë, së fundmi Capital T është shfaqur pranë reperit të famshëm amerikan Uzi. Në foton e siguruar nga ‘InTV’, shohim se Kapo në ‘Instastoryn’ e tij ka treguar ndodhet në një koncert të reperit me famë botërore dhe po e ndjek nga afër performancën e tij.
“Uzi”- ka shkruar reperi krah fotos.

Ende nuk e dimë nëse ndodhja e Capital T në njërën prej performancave të Uzit është thjet rastësore, apo mes dy reperëve ka marrëdhënie miqësie ose pune.