E DINIT? Ju mund të jeni duke i larë dhëmbët me jashtëqitjen e dikujt tjetër – AlpeGossip
E DINIT? Ju mund të jeni duke i larë dhëmbët me jashtëqitjen e dikujt tjetër

E DINIT? Ju mund të jeni duke i larë dhëmbët me jashtëqitjen e dikujt tjetër

Herës tjetër që lani dhëmbët mund ta gjeni veten duke u menduar dy herë, pasi rezulton se në furçat tuaja të dhëmbëve nuk ka vetëm pastë.

Nëse i mbani furçat e dhëmbëve në tualet, aty ku i mbajmë të gjithë, shanset janë që të jenë të mbuluara me lëndë fekale të cilat “lundrojnë” nëpër ajër sa herë që ju shpëlani tualetin.

Në rast se ju nuk e mbyllni kapakun e ulëses para se të lëshoni ujin, grimca të shumta fluturojnë në ajër dhe mund të ulen në furçën tuaj. Mes mikrobeve që shpërndahen përfshihet edhe E.coli dhe norovirusi.

Studimi që doli në këto përfundime shton se një furçë dhëmbësh mund të mbajë më shumë se 200.000 baktere për inç katror, më shumë se sasia mesatare e tualeteve.

Ekspertja e i higjienës Ralitsa Prodanova tha për Metro:

Këto përbërje mund të jenë jashtëzakonisht të dëmshme dhe pikat e ujit që përfundojnë në ajër shpesh janë të kontaminuara me viruse dhe baktere të rrezikshme që vinë nga tualeti.