JO MAMI DHE BABI NË SHKOLLA/ Në Francë do të quhen prindi 1 dhe prindi 2 – AlpeGossip
JO MAMI DHE BABI NË SHKOLLA/ Në Francë do të quhen prindi 1 dhe prindi 2

JO MAMI DHE BABI NË SHKOLLA/ Në Francë do të quhen prindi 1 dhe prindi 2

Asambleja Kombëtare e Francës ka propozuar një ligj që do të zëvendësoj emërtimet si “nëna” dhe “babai” që përdoren në shkollat e vendit.

 

Amendamenti i ligjit synon të zëvendësoje këto terma me “prindi 1” dhe “prindi 2”, si një masë e projektuar për të shmangur diskriminimin ndaj prindërve që kanë të njëjtën gjini.

Vendimi u mbështet gjerësisht nga partia “La République en Marche”, e cila u themelua nga presidenti francez Emmanuel Macron.

“Ky ndryshim synon të përfshijë të gjitha format e familjeve të paraqitura në shkollë”, tha Valérie Petit, një deputet që paraqiti amendamentin, duke pretenduar se ligji i mëparshëm nuk mori parasysh ekzistencën e prindërve të të njëjtës gjini.

“Ne kemi familje që e gjejmë veten të ballafaquar me kutitë ku duhet të përcaktojnë rolin e tyre, sipas modeleve të vjetra sociale dhe familjare. Për ne, ky artikull është një matje e barazisë sociale”, shtoi ajo.

Megjithatë, disa deputetë konservatorë francezë nuk pajtohen me parimin e vendimit.

Deputeti Fabien Di Filippo, për shembull, i cili është zëvendës sekretar i përgjithshëm i Partisë Republikane, e përshkroi amendamentin si një “ideologji e frikshme”, i cili në emër të barazisë së pafund promovon heqjen e pikave të referencës, duke përfshirë edhe ato që i referohen familjes.

Amandamenti ende mund të refuzohet nga senati francez, por pastaj do të kthehej në Asamblenë Kombëtare për një lexim përfundimtar.